Osmani: Fyerjet çnjerëzore ndaj meje nuk ia fali kurrë LDK’së
Nënkryetarja e LDK’së Vjosa Osmani thotë se mund t’i pranojë sulmet politike nga ana e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo edhe fyerjet çnjerëzore dhe ‘thikat pas shpine’ që thotë se i janë bërë asaj.
Osmani thotë se ka tentuar ruajtjen e koalicionit me VV’në për shkak të premtimeve që u kishin bërë qytetarëve.
“Për mua është e pakonceptueshme gjërat që më thuhen dhe më thuhen madje edhe nga anëtar të kryesisë së LDK’së dhe Këshillit të Përgjithshëm”, tregon Osmani në Pressing.
Sipas saj fyerjet e tilla janë publike.
Sulmet politike mund t’ua fali, fyerjet çnjerëzore nuk do t’ua fali kurrë”, shton ajo.
“Janë deklarata publike. Është e turpshme që fyerje të tilla të bëhen nga njerëzit e shtëpisë”, thotë Osmani.
Sipas saj, ajo vetëm ka kryer përgjegjësitë e saj, si kandidate e LDK’së për kryeministre.
“Unë kam dalë në ballë të garës në shtëpinë time në LDK. Thika prapa shpinës nuk i takon shtëpisë sime”, tha ajo.