Lajme

Prijësit fetarë në Kosovë i gëzohen hapjes së objekteve fetare, falënderojnë qytetarët për durimin

Myftiu Naim Tënava tha se me vendimin për hapjen e objekteve fetare ndihet jashtëzakonisht mirë dhe i gëzuar. Këtë e tha gjatë konferencës që po mbahet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot ndihem jashtëzakonisht mirë, të gjithë ne duhet respektuar ato që u thanë dhe t’i marrim masat. Sot edhe unë jam i gzuar që pothuajse me një bashkëpunim të pashoq me institucionet dhe qytetarët arritëm ta mundim apo ta dobësojmë deri në masë që besimtarët ta kane të mundur të shkojnë nëpër kisha dhe xhami. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që kontribuan këtu, dëshiroj të përgëzoj qytetarët tanë për një civilizim për një kulturë dhe bashkëpunim, përkundër që ishte edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, megjithatë na kuptuan drejtë” tha Tërnava.

Ipeshkvi Don Lush Gjergji tha se me bashkëpunimin me institucioneve dhe bashkëpunimin e qytetarëve tani mund të kthehemi në objekte fetare.

“Dëshiroj të falenderoj institucionet për bashkëpunim. Dua të falenderoj besimtarët katolik dhe musliman dhe të besimeve tjera që na kanë dëgjuar që ja tani të kthehemi në kisha dhe xhamia. Dua të theksoj që ne duhet tu përmbahemi rregullave dhe të jemi të kujdeshmëm pasi virusi është akoma me ne, ne në kisha predikojmë me i heq maskat me pas një fytyrë por ja tani duhet të kemi maskë për tu mbrojtur”.