FutbollSporti

Gabon Dortmundi, zyrtarisht në krizë – rihapet gara për titull në Bundesligë

Dortmundi ka gabuar sërish, duke rihapur seriozisht garën për titull në Bundesliga.

Skuadra e Lucien Favre e nisi furishëm sezonin, duke u shkëputur disa pikë nga Bayern Munichu. Por, gjërat kanë ndryshuar në vitin 2019. Dortmundi ka gabuar sërish në Bundesligë, duke barazuar 0-0 në udhëtim me Nurnbergun, barazimi i tretë në 5 ndeshjet e fundit pa fitore, teksa ka edhe dy humbje. Pavarësisht tentimeve nga minuta e parë për të gjetur golin e fitores, Dortmundi nuk ia arriti qëllimisht dhe si pasojë e kësaj, është rihapur seriozisht gara për titull në Bundesliga pasi tani diferenca me Bayernin është vetëm tri pikë. Dortmundi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Bayerni në pozitën e dytë me 48 pikë.