Teknologji

A e dini çfarë ndodh nëse shani Facebook apo punonjësit e tij?

Nëse jeni të pakënaqur me Facebook dhe punonjësit e tij dhe kërkoni ta shfryni dufin me komente apo postime në rrjetin social, më mirë të mos e bëni.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka instaluar një sistem, i cili kap të gjitha kritikat, duke përfunduar kështu në lisën e zezë.

Sipas asaj që raporton CNBC, menjëherë profili juaj do të kontrollohet nga grupet e inteligjencës. Për të hyrë në listën e zezë mjafton shumë pak, një sharje në drejtim të Zuckerberg apo punonjësve të kompanisë.

Në vëzhgim merren edhe ish-punonjësit në raste të veçanta. Sipas Facebook, kjo ndodh për të ruajtur sigurinë e stafit.