Lajme

Arrestohen dy persona, dyshohet se keqpërdorën kartela bankare të qytetarëve për blerje online

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të kartelave bankare dhe të kreditit si dhe të hyrjes në sisteme kompjuterike.

Sipas një njoftimi nga PK-ja, të dyshuarit kishin arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa e fjalëkalime dhe përmes këtyre të dhënave kanë bërë blerje online.