Shqipëri

Ekzekutohen dy persona në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Durrës. Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër. Nga hetimet e policisë, personat e vdekur dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.