Opinione

Gjinovci : Edhe Thaçi fliste njëjtë si Shkëlzen Gashi

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ku ai thoshte se individë në UÇK kanë kryer krime lufte ka publikuar një video të presidentit Thaçi.

Ai thotë se ajo çka ndodhi mbrëmë është manipulim dhe se deklaratat e Gashit duhet të dëgjohen në tërësi e jo vetëm pjesë të saj

“30 sekonda, e njëjta interviste sot, ku Shkelzeni e sqaron shume qarte pozicionin e vet. Krejt cka po ndodh sonte eshte manipulim”, ka shkruar Gjinovci teksa ka publikuar një pjesë më të gjatë të asaj interviste.

Gjinovci ka publikuar edhe një video të presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit në OKB ku ai ndër të tjera thoshe: “Sikur që në të njëjtën kohë nuk e kontestoj që ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria e luftës së lirisë”.


Gjinovci thotë se të njëjtën gjë e ka thënë edhe këshilltari i Kurtit, shkarkimi i të cilit po kërkohet.