Kryesore

Kreu i PDSH’s Ragmi Mustafa, kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, gjatë ditës së sotme doli me një konferencë për media, ku dhe paraqiti disa kërksa kundrejt Pushtetit Lokal si dhe kërkoi që të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Preshevës, përcjell Ministria Lajmeve.

Mustafa gjatë kësaj konference foli dhe për situatën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, dëmet socio-ekonomike ndaj qytetearëve të komunës së Preshevës, po ashtu ka folur edhe për zhdukjen e Besnik Osamanit mu në këtë kohë pandemie e që ende nuk dihet asgjë për të edhe sot e kësaj dite.

Konferenca e plotë e PDSH-së

Pandemia COVID – 19 në Komunën Preshevë së paku gjer tani është luftuar me sukses të shkëlqyer. Urojmë që edhe për kohën në vijim të ruhet ky sukses të cilin vet qytetarët e disciplinuar të komunës Preshevë po e shënojnë. E vetmja armë për luftimin e përhapjes së pandemisë që po shfrytëzohet sot në botë është vetkarantimi i qytetarëve e familjeve të tyre. Ndërkohë, qytetarët tanë që në fillim mirë i kuptuan kërkesat e rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe në përpikëri zbatuan të njejtat. Konsideroj se edhe për ditët në vijimësi të njejtat rekomandime do të zbatohen e të respektohen gjer në fund.

Zbatimi i masave të rekomanduara nga këshillat mjekësore të epidimiologëve dhe Organizata Botërore e Shëndëetësisë nga njëra anë si dhe zbatimi i rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana tjetër e shpallur nga shteti serb që nga 14 marsi 2020, ka ngjallur e ringritur përkeqësimin e situatës ekonomiko-sociale edhe ashtu të brishtë në komunën Preshevë. Këto dy masa rigoroze për luftimin e COVID – 19, kanë prekur gjer në palcë qytetarët, familjet, skamnorët, bizneset e vogla e të mesme, zejtarët, furrtarët, berberët, frizerët, tregtarët me pakicë e shumicë, autoshkollat, automekanikët, restoranet ditore, restoranet e dasmave, shërbimet hotelierike, bujqit, blegtorët, pemtarët, prodhuesit e perimkulturave, ndërtimtarët, shtëpitë projektuese, shërbimet shëndetsore private, farmacitë, prodhuesit fabrikateve e gjysëmfabrikateve, shtëpitë informative si Radiotelevizione, me theks të veçant nxënësit e shkollave fillore e të mesme si dhe studentët e të ngjajshme.

Prandaj, përveç luftimit të armikut të padukshëm të koronavirusit në këtë situatë po imponohet edhe armiku tjetër relativisht i dukshëm, kriza ekonomiko-sociale edhe ashtu për sa kohë prezente në komunën Preshevë, tani më me intensitet më të shtuar dhe më shumë e thelluar. Pasojat e dëmtimit socio-ekonomik në komunën Preshevë do të jenë seriozisht të rrezikshme për gjith qytetarët tanë për vite me radhë në të ardhmen.

Duke qenë se armën në luftën kundër koronavirusit tani më në dorë e kemi dhe shkëlqyeshëm po e menaxhojmë, na duhet që një armë tjetër edhe më të fuqishme të e gjejmë për luftimin e armikut tjetër si pasojë e koronavirusit të e që është përulja ekonomiko-sociale e qytetarëve, familjeve e bizneseve në komunën Preshevë. Edhe kjo armë efektive dhe shumë e suksesëshme që po përdoret në gjitha vendet përparimtare në rajon e botë është absolut e qëndrueshme e kjo është subvensionimi material nga buxhetet e vet qytetarëve.

Partia Demokratike Shqiptare, që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në serbi disa herë ka reaguar dhe alarmuar përmes rrjeteve sociale dhe faqes së saj zyrtare në rrjete socilae. Në këtë kohë, duke e parë se situate ekonomike po përkeqësohet për çdo ditë e më shumë, PDSH KËRKON seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me të vetmet pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i situatës politike e të sigurisë në komunën Preshevë, me theks të veçantë zhdukjet misterioze të gjurmëve të qytetarit Besnik Osmani

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimvendimit mbi rishikimin e buxhetit të komunës Preshevë për vitin 2020

Pika e parë e rendit të ditës i korrespondohet zhdukjes misterioeze të qytetarit tonë Besnik Osmani nga fshati Geraj. Përndryshe, Besniku ëshë edhe punëtor i bibliotekës “Mehmet jusufi” në Preshevë. Besniku

që nga data 24 mars 2020 kur është nisur nga Prishtina për Preshevë, komunikimin e fundit telefonik me bashkëshorten e tij ka pasur rreth orës 17 të mbrëmjes. Atë kohë sigurisht se ka qenë në përpjekje të kalimit të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asj të Serbisë në zonën e karadakut të Gjilanit e Preshevës, pikrisht afër vendbanimit Muçibabë. Edhe përkiundër shumë përpjekje të familjarëve, miqëve e dashamirësve të Besnikut në zbulimin e gjurmëve në rrethinën ku për herë të fundit është lajmëruar si dhe një përpjekje shumë e vonshme e policisë së Kosovës, gjurmët e Besnikut nuk kanë mundur të hetohen. Le të rikujtojmë edhe njëher se Besniku në atë kohë kufizimi lëvizjeje orë policore në Republikën e Kosovës e poashtu edhe në Serbi ishte nisur për t’u lajmëruar në punë sipas të gjitha gjasave me ftesë të autoriteteve të institucionit ku punonte punët e kontabilistit. Nga ana tjetër, autoritetet policoro ushtarake që janë prezente në zonën e karadakut të Preshevës së paku gjer tani asnjë lëvizje as më të vogël në kërkim të Besnikut nuk kanë realizuar. Prandaj, zhdukjet misterioze të shqiptarëve në Preshevë e Luginë gjithsesi duhet diskutuar në institucionin më të lartë të vendimmarrjes Kuvendi Komunal. Mbase për këtë pikë të rendit të ditës mirë do të ishte të ftohen edhe autoritete nga qeveria në Beograd e më së paku të Trupit Kordinues dhe ambasada të akredituara të vendeve të kuintit të akredituara në Beograd si dhe ambasadat e Shqipërisë dhe zyrja ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd.

Në lidhje me pikën e dytë të rendit të ditës, PDSH nga mbledhja e saj e mbajtur online në distancë, në platformë Interneti me anëtar kryesie dhe këshilltarë të Kuvendit Komunal pas diskutimeve të numërta para autoriteteve të Pushtetit Lokal përkatësisht Kuvendit Komunal parashtron propozimet konkrete për rishikimin e buxhetit të komunës Preshevë për vitin 2020 si vijon:

Nga pozicionet e të hyrave që mund të shfrytëzohen për riorientimin e mjeteve të parapara me buxhetin e vitit 2020 nga Kuvendi Komunal më datë 12.12.2019 edhe ate këto pozicone kuptoheh ne përputhshmëri me ligjin mbi sistemin buxhetor, Vendimin e buxhetit programor të komunës Preshevë per vitin 2020, si dhe rekomnadimet e Qeverisë dhe Ministrisë së financave prej shpalljes së gjendjes së jashtezakonshme e deri me sot, të dalat të rialokohen në pozicione të veçanta me qëllim të mbajtjes gjallë të ekonomisë së vogël e të mesmëe private në Komunën Preshevë.

Prandaj duke shfrytëzuar:

TË HYRAT

Nr. Konto Përshkrimi i pozicionit vlera e paraparë me buxhetin e vitit 2020

1. 711111 Tatimi në të ardhura 148.290.000,00din. 13,44%

2. 711122 Tatimi në të ardhura që

paguhet sipas përcaktimit

paushall të të hyrave 4.600.000,00din. 0,42%

3. 716111 Taksat komunale për shënimin

e firmave 24.500.000,00din. 2,22%

4. 733251 Transferet kapitale nga nivelet

tjera të pushtetit lokal Trupi Koordinues 101.946.440,00din. 19,34%

Gjithsej: 279.336.440,00 din.

Në vazhdim po i paraqesim disa pozicione të të dalave të parapara me buxhetin programor të komunës Preshevë për vitin 2020, sipas rishikimit të buxhetit për vitin rrjedhës kalendarik:

Nr. Konto Pershkrimi i pozicionit Vlera e paraparë2019 Vlera me rritje-rishikim2020

61. 421 Subvencionimi i nderrmarrjeve

private……………………………………… 10.000.000,00 204.336.440,00din.

75. 451 Zhvillimi i bujqesisi…………………. 10.200.000,00 40.000.000,00din.

66. 472 Ndihmat momentale dhe

format tjera te ndihmes…………….. 8.000.000,00 25.000.000,00din.

Programi 1201-0004 Realizimi dhe përmirsimi

Funksioni 830 konto 421 i interest të përgjithshëm 10 000 000,00din.

në lëmin e informimit

Gjithsej: 279.336.440,00din.

Në vazhdim po i paraqesim propozimet tona se si do të duket shpërndarja e mjeteve të lartepraqitura sipas sektoreve:

– Stimulimi nderrmarjeve të vogla dhe të mesme (ndërtimore, prodhuese, shërbyese dhe hotelerike, ku do të hyjnë edhe kafiterit e restoranet e dasmave të cileve rreptesisht iu ka ndaluar veprimtaria).

– Salonet e frizereve për femra, berberëvë si dhe ndonje veprimtari tjeter e vogël shërbyese si që jane zejet e artizanatet e ndryshme.

Të gjitha këto të finansohen proporcionalisht me masën e fuqisë punëtore që kanë edhe ate duke shlyer fillimisht rrogat e punëtorëve për më së paku tre muaj por jo më pakë se rroga minimale e garantuar me ligjin e punës. Ndërsa, punëtorët e pakontraktuar, mund të paguhen nëse punëdhënsi lidh kontrat pune për më së paku tre muajt e ardhshëm. Vlera e këtij subvencionimi të jetë: 204.336.440,00din.

– Në programin e bujqësisë do te hyjnë bujqit, blegtorët, perimtarët, perimkultivuesit por jo si viteve te kaluara me makina apo forma tjera por në mjete financiare. Kuptohet sipas kategorisë dhe tokës bujqësore por edhe veprimtarisë që zhvillojnë jo vetëm ata që kanë ekonomi bujqesore por të gjithë që kanë në disponim tokë bujqësore dhe me të mbjellura kulturash bujqësore në teritorin e komunës së Preshevës.

– Shuma e mjeteve për këtë kategori është: 40.000.000,00 dinarë.

– Sa i përket mjeteve të parapara për raste sociale ato mjete të shpërndahen sipas rasteve dhe të bëhet lista e përgjithshme në bashkëpunim me Fondin humanitar, Qendrën për punë sociale dhe këshillat e bashkësive locale. Kjo shumë e mjeteve të jet 25.000.000,00dinarë.

– Mjetet për mediumet e pavarura të informimit të përgjithshëm të publikut të jenë të dedikuar për realizimin e mësimit në distancë edhe ate për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm. Kanalet televizive të punojnë në program tërditor sipas një orari strikt dhe të programuar mirë. Kjo nga arsyeja se të vetmit nxënësit e këtyre dy niveleve të shkollimit nuk arrijnë të prekin si duhet mësimin në distancë në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vend dhe shtetet e tjera të rajonit. Kaluan plot një muaj e gjysëm gati pa e ndier si duhet atmosferën e mësimit dhe pa i ap mësuesit e tyre. Shuma e paraparë e mjeteve për këtë qëllim është e propozuar 10.000.000.,00dinarë.

– Të vetdijshëm se sipas rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme dhe rregullave të shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale të njerzëve në takime publike dhe kushteve që kemi në sallën e Kuvendit Komunal PDSH propozon:

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të mbahet në sallën amfiteatër të shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica”, ku ekzistojnë parakushte edhe përtej standardeve të shëndetësisë në kontekstin e sigurimit të distancës sociale mes këshilltarëve të Kuvendit Komunal Preshevë. Ose te e fundit mund të sigurohet edhe seancë e Kuvendit Komunal në një nga platformat e numërta online në Internet. Ku votimi do të realizohej duke ftuar këshilltarët një nga një dhe duke deklaruar për, kundër ose i përmbajtur.

Urojmë që ky propozim i grupit të këshilltarëve të PDSH-së dhe i mbështetur nga organet e partisë të mbështetet s inga tre partitë në pozitë poashtu edhe nga partia e dytë opozitare.

Bëhemi bashkë e le të luftojmë:

#Koronavirusin dhe

#përuljen socioekonomike në Komunën Preshevë

21 prill 2020 Partia Demokratike Shqiptare

Kryetari: Ragmi Mustafa