Lajme

Abrashi: Pse mos të bëhet edhe një herë Isa Mustafa kryeministër?

Duke folur për situatën politike në vend, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Koosvës, tha se nëse ata e marrin mandatin, atëherë kanë dy opsione për të qeverisur.

Ndërsa i njëjti nuk e mohoi se lideri i LDK-së, Isa Mustafa mund të jetë kandidat për kryeministër.

“Ne ende realisht jemi në këtë frymë, ku partia e parë që del në zgjedhje e merr mandatin mi kriju institucionet. Ne jemi pajtu me këtë kur qeverinë e mori Kurti e që zgjati 50 ditë. Ajo çka po ndodhë sot, po i njëjti standart, që të parit në Kuvend po i jepet mundësia mi formu institucionet.

Opsioni i parë është që nese ne e marrim mandatin, të kemi qeveri gjithëpërfshirëse, ndërsa ai i dytë me AAK-në dhe NISMA-n.

Nëse VV nuk e shfrytëzon këtë mundësi, nëse i jepet LDK-së, atëherë ne jemi të gatshëm t’i formojmë institucionet.

Ne duhet me marr , vendi nuk e ka lluksin të jetë me një qeveri në largim që ka kompetenca të mangëta, e cila s’e ka haberin për ekonominë në këtë kohë pandemie.

Ende s’kemi fol për kryeministër, por pse mos të bëhet edhe një herë Mustafa”, ka thënë ai në Info Magazine, përcjellë Indeksonline.

Abrashi tha se Mustafa i ka dyrt hapur gjithandej, edhe në Uashington, e që sipas tij ai ka njohuritë thelbësore për vendin”.