Lajme

Haziri: 52% të votave nuk mund t’i arrijë asnjë parti në Kosovë (VIDEO)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka quajtur si joreale sondazhet që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si subjekt i cili i merr 52% të votave në Kosovë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk e lejon sistemi proporcional zgjedhor një rritje të tillë.

“Nëse në pandemi vlerësimet politike dalin të sakta, unë e përqafoj çdo rezultat që dikush e arrinë”.

“Jam njëri prej politikanëve që e ka përjetuar pesë herë fitoren me 60 për-qind . 62 për-qind i kam fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës. Si deputet në listën e LDK-së, jam në pesëshen e parë gjithmonë, por asnjëherë nuk më ka impresionuar kjo punë – përkundrazi më ka bërë më të përgjegjshëm dhe më kokulur”.

“Këto nuk janë sondazhe të drejta sepse në pandemi, preokupimi i parë i qytetarëve është mbijetesa. Mundet të ketë perceptimin publik që e përqafojnë shume njerëz nga pakënaqësitë e ndryshme politike, por duhet të dëshmohet në të ardhmen e afërt që kjo mund të dalë e vërtetë sepse sistemi ynë proporcional zgjedhor nuk e lejon asnjë parti politike që t’i fitojë më shumë se 43 apo 44 për-qind”.

“Edhe koalicionet nuk lejojnë sepse partitë e vogla dhe partitë e minoriteteve e gërryejnë pjesëmarrjen në kurriz të partive të mëdha. 52 për-qindëshi nuk qëndron – edhe 35 për-qind është shumë – atë që Albin Kurti e ka quajtur rritje të frikshme”.