Vuçiq: Në fund të muajit prill shpresojmë t’a heqim masën e gjendjes së jashtëzakonshme
“Bazuar në mendimet e ekspertëve, pres që gjendja jashtëzakonshme të hiqet deri në fund të Prillit. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë me siguri në maj”- tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një emisioni në Tv 1.
Vuçiq tutje tha që ne duhet të fillojmë të mendojmë për ekonominë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe njoftoi heqjen graduale të masave të ashpra, siç janë hapja e kafeneve dhe restoranteve.
Sidoqoftë, siç tha ai, kjo nuk do të thotë që të heqim dorë nga disiplinimi, në mënyrë që të paktën një muaj pas hapjes, ambientet e hotelierisë t’i nënshtrohen rregullave të veçanta të funksionimit.
Presidenti theksoi se pas pandemisë, nuk do të ketë ulje pagash dhe pensioneve dhe përsëriti që çdo qytetar i rritur do të marrë 100 euro secili.