Trump po mendon të fusë tre shtete në karantinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po mendon të vendosë në karantinë Nju Jorkun në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
“Ne do të dëshironim ta shihnim të karantizuar sepse është një pikë kryesore përhapjeje,” u tha ai gazetarëve duke shtuar se është ”duke e menduar”
Ai foli ndërsa rastet e konfirmuara në Nju Jork u rritën në më shumë se 52,000, rreth gjysma e totalit në SHBA.
Trump tha gjithashtu se “Nju Xhersi pjesë të caktuara të Konektikat” gjithashtu mund të karantinohen. “Mund të mos kemi nevojë ta bëjmë, por ekziston mundësia që sot të bëjmë një karantinë afat-shkurtër dy javë,” tha ai.
Por guvernatori i shtetit, Andreë Cuomo, tha se ai nuk kishte diskutuar masa të tilla me presidentin.
“Unë nuk fola me të për ndonjë karantinë,” u tha ai gazetarëve menjëherë pasi kishte biseduar me zotin Trump me telefon. “Nuk i kam pasur këto biseda,” shtoi ai. “Unë as nuk e di se çfarë do të thotë”.
Trump nuk dha detaje të tjera se si do të zbatohej karantina në Nju Jork ose qytete të tjera.
Por ai tha se do të synonte për të ngadalësuar përhapjen e virusit në pjesë të tjera të SHBA.
“Ata kanë probleme në Florida. Shumë njujorkeszë po shkojnë në jug. Ne nuk duam një gjë të tillë,” tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Masat e ngjashme karantine në vendet e tjera kanë përfshirë mbyllje të gjerë, ndalime për tubime publike dhe kufizime të mëdha për udhëtimet brenda dhe jashtë zonës së prekur.
Karantinimi i shteteve të tëra do të shënonte një shtrëngim domethënës dhe të përgjigjes së administratës Trump ndaj koronavirusit.
Ka pasur zëra, për dy javët e kaluara, se mund të zbatohet një karantinë e detyrueshme, kombëtare, por kjo është hera e parë që zoti Trump ka treguar që kufijtë shtetërorë mund të mbyllen.
Përgjigja fillestare e Andreë Cuomo, guvernatori i Neë York, sugjeron që një përpjekje e qeverisë federale për të karantifikuar shtetin mund të ishte problematike.
Ndërsa presidenti ka kompetenca gjithëpërfshirëse, veçanërisht gjatë një emergjence kombëtare, është roli i qeverive shtetërore dhe lokale që të marrin drejtimin në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Trump tha se do të kishte një vendim shumë shpejt dhe se tregtia midis shteteve nuk do të ndikohej. Por nëse ai shkon përpara, një urdhër i tillë mund të kundërshtohet në gjykata.