Lajme

Berat Buzhala i reagon kryeministrit Kurti: Mos fol të pavërteta

Drejtori i televizionit 7 Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili e akuzoi televizionin në fjalë se nuk e ka transmetuar një intervistë të Avdullah Hotit, shkruan Gazeta Metro.


Buzhala ka bërë të ditur se në televizionin që drejton ai, transmetohen të gjitha intervistat që kryhen.

“Dicka e permendi Albini T7’shin. Tha qe nje interviste nuk eshte transmetu. Nuk eshte e vertete. Asnje interviste qe eshte xhiru e askujt nuk ka mbete pa u transmetu”, ka shkuar Buzhala në Facebook.

Kryeministrit Kurti, tha se intervista e Hotit është xhiruar po nuk është transmetuar në t7./