Kraki: Sot rrëzohet populli i Kosovës, jo Albin Kurti
Profesori i njohur Nezir Kraki ka reagur në lidhje me seancën thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për mocion ndaj Qeverisë Kurti, përcjell Ministria Lajmeve.
Z.Kraki ka thënë se sot nuk rrëzohet populli i Kosovës, jo Albin Kurti!, pikërisht kërcënohet nga tragjedia më e madhe shendetsore prej një shekulli që ka pasur populli kosovarë.
Shkrimi i plotë
Po, Po! Populli i Kosovës, i cili prej 20 vitesh është:
– i izoluar
– i varferuar
– i vjedhur
– i mashtruar e
– i dhunuar deri në dinjitet.
Dhe tash, pikërisht në këtë moment, kur kërcënohet nga tragjedia më e madhe shendetsore prej një shekulli, i njejti popull:
– braktiset në favor të pazareve politike,
– nënçmohet deri në paturpësi,
– tradhëtohet në vullnet e në votë,
– braktiset korridoreve të mykura të spitaleve që kurrë s’u bënë…
Mbani mend pra!
Sot në Kuvendin e Kosovës do jenë dy taborre:
1) ata që rrinë pranë popullit në tragjedi dhe
2) ata që e rrëzojnë e tradhëtojnë popullin për llogari personale.
Prandaj kjo është ditë historike për t’zi.
Sepse nga sot e tutje politika kalon në nivele të paturpshme të papara deri tash.
Nëse kjo ndodhë, populli duhet t’i mbajë në kujtesë emrat e atyre që do votojnë braktisjen e tij në mes të tragjedisë.
Bashkë me ata emra, populli duhet t’i kujtojë edhe argatët e ketyre pazareve dhe të gjithë matrapazët që s’kanë guxim t’i bejne ballë një te keqe kaq evidente.
Personalisht do mbetem pergjithmonë i zhgenjyer nese partia ime historike sot renditet ne taborrin e atyre që rrëzojnë popullin duke menduar se po rrezojne Albnin Kurtin.
Do mbaheni mend!