Shqiprim Arifi sot zhvilloi një takim me ambasadorin dhe sekretarin e parë të ambasadës së Belgjikës
Kryetari i komunës Shqipim Arifi gjatë ditës së sotme , zhvilloi një takim konstruktiv me ambasadorin dhe sekretarin e parë të ambasadës së Belgjikës.Arifi e njoftoi ambasadorin për situatën politike , ekomomike dhe sociale që po përjton komuna e Preshevës.
Më poshtë e keni postimin e plotë të Kryetarit Arifi i cili e ka sqaruear takimin e plotë me ambasadorin e Belgjikës.
Shqipim Arifi :
Sot pata kënaqësinë të kem në takim ambasadorin dhe sekretarin e parë të ambasadës së Belgjikës.
Ambasadorin e njoftova për situatën politike në Preshevë, problemet e qytetarëve tanë, që nga problemi i teksteve shkollore, mungesa e gjykatës themelore në vendin tonë dhe hapja e kufirit Miratoc – Llojan si nevojë e domosdoshme për qytetarët tanë. Gjithashtu e njoftova rreth komunikimit tonë me ambasadat tjera të akredituara në Beograd dhe koordinimin rreth zgjidhjes së problemeve që preokupojnë vendin tonë.
Ambasadori na premtoi se do të kobtribojë në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe se të gjitha këto ngjarje është duke i përcjell nga afër.
Më pas zëvendës kryetari komunës bashkë me Ambasadorin dhe përfaqësuesit e UNHCR vizituan pikën kufitare në fshatin Miratoc dhe vendin ku refugjatët qëndruan vite më parë.