Të fundit

Raporti i fundit nga Enti për shëndet publik, në Preshevë nuk ka as të dyshuar e as të infektuar!

Një lajm i mirë vjen nga raporti i fundit nga Enti për shëndet publik në Vranjë, në komunën e Preshevës aktualisht nuk ka as të dyshuar e as të infektuar me virus Covid-19, përcjell Ministria Lajmeve.

Lajmin e ka bërë të ditur para pak çastesh drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr.Driton Salihu.

Saliu përmes postimit rreth raportit në fjalë po ashtu ka riapeluar për qytetarët që ti përmbahen rregullave dhe këshillave që janë caktuar .

Postimi pa ndërhyrje :

Lajm i mirë:
Raporti i fundit epidemiologjik nga Enti për shëndet publik në Vranjë, deri tani Presheva nuk ka as të dyshuar e as të infektuar!

Përmabajuni rregullave dhe këshillave! ?