Të fundit

Gjimnazi SHMT “PRESHEVA” në Preshevë fillon mësimin në distancë (online)

INFORMATË

Për shkak të situatës së krijuar nga gjendja e jashtëzakonshme në Serbi, Drejtoria e shkollës së mesme SHMT Presheva në Preshevë ka vendosur të aplikoj mësimin në distnacë me nxënësit e tyre, raporton Ministria Lajmeve.

Përfaqësuesit e institucionit në fjalë deklaruan se këtë praktikë do tal’a realizojnë përmes rrjetit social Facebook si një ndër aplikacionet më të thjeshtë dhe më të përdorur nga vet nxënësit. Ata kanë krijuar grupe çdo klasë, ku pastaj të gjithë duhet të anëtarësohen vetëm në klasat ku mësohet si për nxënësit, profesorët dhe kujdestarët e klasëve përkatëse.

Lajmërimi i plotë nga drejtoria shkollës

Për shkak të situates së krijuar, jemi të obliguar të vazhdojmë mësimin në distancë (online). Nga mënyrat e mundshme të realizimit të mësimit, vendosëm që këtë ta realizojmë duke përdorur rrjetin social facebook, si më të thjeshtin dhe më të njohurin për përdorim.

Kemi krijuar grupe për çdo klasë (vetëm për shkollen tonë), ku duhet të anëtarësohemi vetëm në klasat ku mësojmë si per nxënësit, profesorët dhe kujdestarët e klasëve përkatëse.

Në këto grupe, çdo profesorë do të shpërndaj material mësimor në perputhje me planprogramin mësimor, duke aplikuar metodat pedagogjike për procesin e mësimdhënies.

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që ligjerojnë në klasët përkatëse, duhet të aplikjnë për anëtarësim në grupet (linqet) e poshtëshënuara (Join), dhe që nga nesër, nxënësit mund ti pranonjnë mësimet e tyre.

Luteni që këtë postim ta shpërndani, në mënyrë që askush të mos mbetet pa imformacion.

Suksese dhe NA PRIFT E MBARA

Nga drejtoria e shkollës.