Gjendje e jashtëzakonshme në Serbi?
Ministri i mbrojtjes Aleksandër Vulin për mediat serbe sapo deklaroi se nëser me shumë gjasa presidenti i Republikës së Serbisë Vuqiç, do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për afat të pacaktuar në tërë territorin e shtetit, raporton ministrialajmeve.com
Këto masa janë të parapara për arsye të gjendjes alarmante me rastin e shpërthimit të pandemisë së virusit Covid-19 në tërë globin.
Në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit me këtë virus.