Bota

Spanja “e pëson” si Italia, shpërthejnë rastet me koronavirus

Spanja është tashmë vendi i dytë pas Italisë në Europë për të infektuar nga koronavirusi, duke kaluar dhe Francën.

Qeveria e Madridit deklaroi sot se të prekurit vetëm nga dita e djeshme janë rritur me 816, për një total të 3102 rastesh, ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë janë tashmë 84.

Kryeministri Pedro Sanchez ka shpallur masa të jashtëzakonshme ekonomike për të mbrojtur ekonominë dhe familjet spanjolle, me një investim prej 18 miliardë euro, rreth 1.5% të produktit të brendshëm bruto spanjoll.
Ndërkohë, koronavirusi ka hyrë edhe në qeveri. Ministrja, Irene Montero ka rezultuar pozitive për COVID-19./Opinion.al