FutbollSporti

Barcelona fiton ndaj Sociedadit, del në vend të parë

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë ndaj Real Sociedadit, të shtunën. Ndeshja e xhiros së 27-të të La Ligas spanjolle përfundoi me rezultatin 1:0 në të mirë të Barcelonës.

Lionel Messi shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 81-të. Ai realizoi nga penalltia. Në fund Barcelonës iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Barcelona me këtë fitore ka dalë në pozitën e parë me 58 pikë, dy më tepër se Real Madridi.

Reali luan të dielën në udhëtim ndaj Real Betisit.

Te Sociedadi në stol qëndroj Adnan Januzaj, që nuk fitoj rastin ndaj Barçës.