Të fundit

Partitë serbe kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në komunën e Bujanocit

Është nënshkruar marrëveshja për koalicionin “Aleksandar Vucici – për fëmijët tanë”, e cila përbëhet nga Partia Përparimtare Serbe, Partia Fshatare e Bashkuar, Partia Konservatore, Partia Social Demokratike e Serbisë, Lëvizja Socialiste dhe Lëvizja e fortë e Serbisë, u konfirmua sot duke nënshkruar një marrëveshje koalicioni në Bujanoc.

“Qëllimi i koalicionit është të sigurojë stabilitetin politik në komunën e Bujanocit, bashkëpunimin me qeverinë serbe, por edhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët politikë në komunën e Bujanocit”, tha Kryetari i Komitetit Komunal të Partisë Pëparimtare Serbe, Nenad Mitrovic, transmeton Tempulli.

Siç thekson Mitrovic, prioritetet në punën e këtij koalicioni do të drejtohen kryesisht në infrastrukturën komunale, domethënë ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve, pastaj ndriçimin në rrugë, furnizimin me ujë dhe të gjitha problemet themelore komunale të qytetarëve që jetojnë në territorin e komunës së Bujanoc.

“Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë bujqësisë, zhvillimit të ndërmarrësisë dhe kujdesit të qytetarëve më të rinj dhe më të vjetër. Do të kërkojmë mbështetje nga Plani i Zhvillimit të Serbisë 2020-2025, i cili ishte paraparë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, për zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore”, tha Mitrovic.

(Burimi: Bujanovacke, Raporton Tempulli)