Serbia vazhdon të dënoj shqiptarët për simbolet kombëtare!
Nuk dihet ende cilat janë shifrat e sakta që shqiptarët e Luginës së Preshevës paguajnë gjoba për ngritjen apo vendosjen e flamurit kombëtar nëpër pronat ose shtëpitë e tyre.
Vlen të theksohet se në komunën e Preshevës , konkretisht në fshatin Geraj është denuar një person i cili ka vendosur flamurin kombëtar, pastaj po për të njejtin rast në fshatin Rahovic dhe rasti i fundit që ka ndodhur për të njejtën arsye ka qenë në fshatin Miratoc, vlera e denimit e këtyre gjobave ka qenë rreth 50,000 mij dinarë, siç ka mësuar Ministria e Lajmeve.
Por, përse institucionet lokale apo udhëheqësit e komunës së Preshevës nuk kanë reagur fare për këtë ndodhi.Kjo neglizhencë nga organet kompetente tregon mosseriozitetin e tyre ndaj qytetarëve të komunës.
Asnjë reagim as nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë!Përse KKSH po hesht në të tilla raste ?A është po ky institucion i krijuar për të drejtat e shqiptarëve ,dhe njëra ndër shtyllat kryesore e këtij institucioni është që t’ia mundësoi shqiptarëve lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare?
Gjitashtu ,asnjë reagim as nga Ambasada e Shipërisë në Beograd, për diskriminim,mohimin e një të drejte që u takon çdo populli në një shtet demokratik.
I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të lartpëmendura , se mosreagimi dhe neglizhenca për të tilla raste nuk e minimizon diskriminim ndaj nesh,por vetëm se e rrit edhe më shumë dëshiren e Serbisë për të na privuar nga të drejtat tona kombëtare.
“Serbia nuk mund të na mohoj të drejtën tonë për simbolet kombëtare.
Serbia nuk mund të na dënoj të gjithëve. Serbia nuk mund të na mohoj që jemi shqipëtar.
Me gjoba ose pa to Flamuri Kombëtar do të valvitet gjithmonë në Luginën e Preshevës”.