Ministri Reka: Vizat për kosovarët mund të hiqen në fund të këtij viti
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka deklaruar se qarkullimi i lirë i qytetarëve të Kosovës pa viza në vendet evropiane mund të ndodhë në fund të këtij viti, nëse Kosova mund t’i bind disa shtete për sundimin e ligjit në vend.
Reka ka theksuar si ministri do të bëjnë gjithçka që është e mundur për çështjet që kërkohen nga BE, edhe pse si ministri nuk kanë shumë çka të bëjnë, pasi janë përmbushur 95 kritere.
“Mbeten të binden dy ose tre shtete që hezitojnë dhe mbetet ofrimi i provave konkrete që gjyqësori jonë do të përmbyll rastet e nivelit të lartë të korrupsionit”, tha ai
Ai në TV21, ka thënë se ditët e para tregojnë se qeveria Kurti ka një përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare.