Shqipëri

“O puçist që mbron përdhunuesit” Plas sherri mes Berishës e Lleshajt: S’i kam duart me gjak

Një lumë akuzash kanë rritur tensionet mes ish kryeministrit Sali Berisha e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me rastin e rëndë të përdhunimit të të miturës nga Kavaja, nga të paktën 7 persona.

I pari që e ka hapur debatin ka qenë ish kryeministri, i cili është shprehur se Ministria e Brendshme e Kryeministri ishin informuar për rastin, por e kanë fshehur veprën e rënda ndaj të miturës nga Kavaja. Pas Berishës është kundërpërgjigjur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka thënë se çështja është adresuar menjëherë sapo është bërë denoncimi nga ana e prindërve të vajzës së mitur.

Në këtë moment situata është tensionuar teksa Berisha i ka thënë nga vendi Lleshajt që ai s’ka turp, ndërsa Ministri i brendshëm ka thënë se ai nuk i ka duart të lyera me gjak.

Më poshtë debatet:

Berisha: Policia ishte në ananë e përdhunuesve dhe heshti e fshehu krimin. Shëbimi informativ njoftoi kreun e tij, kryeministrin e ministrat respektivë, por kryeministri ishte në anën e përdhunuesve dhe nuk thanë asnjë fjalë, fshehën krimin.

Përsëritën të njëjtin skenar si ai me rastin e djalit të deputetit të tyre. Përsëritën të njëjtin rast kur një e sëmurë me AIDS sulmoi kryetarin aktual të Grupit për përdhunim….
Këta kanë moralin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat, kurse përsa i përket Shalsit e kam një përgjigje (tregon një video)… ja si deklaronte vite më parë, do vjedhim por me lezet.

Lleshaj: Akuza që u drejtua, theksoj dhe njëherë më përgjegjësi shtetërore, që rasti i vajzës nga Kavaj është trajtuar në momentin zero, me datën 29 i pari 2019 ndaj denoncimit të familjarëve. Në këtë moment policia e ka referuar çështjen në prokurori, pra e ka bërë publike. Të gjitha akuzat e tjera janë dashakeqe… Publikimi ka ndodhur mbasi shtetasit kanë qenë të arrestuar. Janë arrestuar përpara se ju keni bërë atë palo status.

Berisha nga vendi: Turp, turp tju vijë

Lleshaj: Turp t’ju vijë juve. Unë i kam duart e bardha, nuk kam gjak në duar si ju. Edhe njëherë për shqiptarët, policia e shtetit i ka arrestuar të rinjtë përpara se lajmi të bëhej publik para jush.

Berisha: E patë fytyrën e tij, një prind sdo ja lejonte kurrë vetes këtë. Policia ka reaguar vetëm pas denoncimit që u bë në rrjetet sociale, dhe ky vasa që ska nder e dinjitet, merr përsipër të mashtrojë. Së bën dot sepse zbatoi urdhërin e Ramës për të fshehur krimin. Të gjitha informacionet kanë ardhur në Tiranë, i ka marrë Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshem e ekryeministri, por vendosën ta fshehin, sepse përdhunimi për ta është standard moral.