Lajme

PAS RASTIT TË POLICIT NGA DRENASI, EDHE NJË RAST I ABUZIMIT ME TË MITUR NË KOSOVË

Arrestimi hetuesit policor Vesel Veselaj, i dyshuar për keqpërdorim seksual të një të miture në Drenas, ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë. Mirëpo, ky rast nuk po del të jetë i vetmi i cili ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Breskovik të Pejës është arrestuar një mashkull me kombësi shqiptare.

I njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën femër të komunitetit rom.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.