OpinioneUncategorized

Latifi: Vizita e Kurtit në Tiranë ishte e kotë, e panevojshme

Analisti Blerim Latifi e ka quajtur të panevojshme vizitën e sotme në Tiranë të kryeministrit Albin Kurti. Sipas Latifit, shefi i ri i ekzekutivit ka shumë punë për të bërë në Kosovë.

“Vizita e sotme e Kurtit në Tiranë ishte e kotë, e panevojshme”, tha Latifi në T7.

Këtë gjë sipas tij e dëshmon edhe kthimi i shpejtë i Kurtit në Prishtinë duke mos takuar as kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Latifit, Kurti ka punë të cilat nuk presin vonesa, prandaj vizitat e ngjashme me atë të sotmen duhet t’i anulojë në këtë kohë.

“Kurti në Prishtinë ka shumë punë emergjente, është buxheti, konstituimi i qeverisë”, shtoi Latifi.

“Një kohë të gjatë Kurti nuk duhet të merret fare me vizita të tilla”, theksoi ai.