Rasti me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: Në mesnatë dalin rezultatet
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit.
Por shkaqet e infektimit të saj pritet të vërtetohen pas të del rezultati i analizave, sipas ministrit Vitia.
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.