Vandalizohet Flamuri shqiptar në urën e Tërgajes në Malësi
Flamuri shqiptar i cili gjindet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem në komunën e Tuzit, është zhgarravitur sot nga disa persona.
Në vend të shqiponjës është vendosur simboli serb 4 S, të cilët janë simbole të shovinizmit serbomadh.
Shqiponja kuq e zi ishte punuar nga disa të rinjë para disa viteve dhe kjo është hera e dytë që vandalizohet dhe vendosen simbole serbe mbi të./Ministrialajmeve.com