Lajme

“La ilaha illallah Amerika rasulullah” – Ja pse, sipas Gani Gecit, Albin Kurti duhet ta thotë këtë fjali

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci ka folur për vështirësitë që kanë LVV e LDK për formimin e koalicionit.

Geci, në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni i LDK-së me Vetëvendosjen do të bëhet atëherë kur kjo e fundit ta kuptoj që “Amerika është e dërguara e Zotit”.

Ai ka thënë se problemi nuk është te ndarja 6-4 apo 7-3 e ministrive por janë probleme tjera përfshirë bisedimet me Serbinë, funksionimi i KEK-ut e probleme tjera të ngjashme.

Ish-deputeti thotë se kërkesa e LDK-së tashmë është që ndarja e ministrive të jetë 7-3 deri në zgjidhjen e presidentit, e pastaj do të kalonte 6-4.

Geci thotë se Vetëvendosje ka vepruar njëanshme kur ka zgjedhur Konjufcën në krye të Parlamentit dhe sipas tij ajo duhet të pajtohet e të kthehet mbrapa në formë reflektimi.