Sipas Vuçiqit, edhe Kosova po përgatit ligj si Mali i Zi për liritë fetare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohon se nuk e përjashton mundësinë që edhe Prishtina t’i hyjë miratimit të një ligji të ngjashëm si ai mbi liritë fetare në Mal të Zi, e citojnë atë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se “populli ynë është arrë e fortë kur është unik dhe i shkathët kur duhet ta ruaj të veten”.
Sipas Vuçiqit përgatitjet për një ligj të tillë në Kosovë tashmë kanë nisur dhe kjo shihet nga tekstet e tyre.
Ai thotë se fushata mbi trashëgiminë e Kosovës, e cila sipas tyre duhet të jetë e llojllojshme, që në të hyjnë monumentet islame e ortodokse, se familja Gashi e ka ndërtuar Deçanin (e ka fjalën për Manastirin , sqarim ynë) po zhvillohet tash e një kohë të gjatë.
“Nuk do ta përjashtoja këtë mundësi”, është shprehur Vuçiq, por ka shtuar se “populli ynë kur është unik është arrë e fortë dhe e shkathët me dëshirën për të mbrojtur të veten”, transmeton Koha.net.