Besart Berisha i pandalshëm, e nis vitin me gol në Australi
Ndonëse vitet ikin dhe Besart Berisha mban mbi supet e tij 34 vjeç, përsëri ai nuk ndalon së shënuari.
Sulmuesi shqiptar ka qenë përsëri protagonist me skuadrën australiane të Wester United, teksa ka realizuar një gola. Ekipi i Berishës u mposht me rezultatin 3-2 nga Melbourne City, me këta të fundit që e kishin mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Western United, të cilët realizuan dy herë me penallti, si fillim Berisha në minutën e 75’ dhe më pas Alesandro Diamanti në minutën e 79’, raporton Gazeta Blic.
Megjithatë dy golat e shënuar në pjesën e dytë nuk mjaftuan që ekipi i Berishës të marrë pikë dhe tashmë renditen në vendin e 4-t me 17 pikë.