LajmeTë fundit

Zoran Milanoviq dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq shkojnë në balotazh

Kandidati i SDP, Zoran Milanoviq me 30.79 për qind të votave dhe kandidatja e HDZ-së, Kolinda Grabar-Kitaroviq me 27.46 për qind të votave do të garojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (SEC), bazuar në 57.62 për qind të vendvotimeve të proceduara, Mirosllav Skoro është i treti me 23.03 për qind të votave.

Shoqata e Qytetarëve Kroatë “Gong” vlerësoi se zgjedhjet e sotme presidenciale në Kroaci kanë qenë paqësore, me parregullsi të vogla që kanë të bëjnë kryesisht me dështimet në punën dhe emërimin e komisioneve të votimit dhe në shkelje të heshtjes elektorale.

Shoqata tha se ata morën rreth 80 ankesa nga qytetarët për parregullsi dhe shkelje të të drejtave të votimit, njofton agjencia e lajmeve Hina.