Vlorë, shpërthen me tritol makina e prokurorit (VIDEO)
Një makinë ka shpërthyer gjatë natës në lagjen 28 Nëntori të Vlores. Në automjetin tip “volkswagen” dyshohet të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Mesohet se makina është në pronësi të një prokurori në Vlorë Albert Kulici. Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.