Zekiri dhe Osmani shpërthejnë në akuza për njëri tjetrin
Marrëveshja për pikën e kalimit kufitar Llojan-Miratoc e firmosur sot nga pala maqedonase dhe ajo serbe ka shkaktuar përplasje në mes të dy politikanëve shqiptarë, Muhamed Zekirit dhe Bujar Osmanit, subjektet e të cilëve (LSDM/BDI) bashkëqeverisin në Maqedoninë e Veriut, raporton Ministria Lajmeve.
Ka qenë i pari Muhamed Zekiri, nënkryetari i LSDM-së ai i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në FB ka komentuar lajmin rreth marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me hapjen e kufirit Llojan-Miratoc. Sipas Zekirit kjo marrëveshje është meritë e ministrit të LsDM-së, Oliver Spasovskit ndërsa ka akuzuar zv/Keyeministrin Osmani se po mos të ishte ky edhe kufiri Bellanoc-Stançiq do të hapej me kohë, duke e quajtur këtë të fundit ‘zv/kryeministër për fotografime’.
Ndërsa zv/Kryeministri Osmani i është përgjigjur me kundër akuza Zekirit duke e quajtur ‘shqiptari i ndershëm’ pa fije turpi është pikërisht ai që e ka bllokuar me muaj të tërë këtë projekt.