LajmeShqipëri

Rama në banesën e re të Aurelit që u hodh nga kati i 3-të: Të hënën do shkojmë bashkë në shkollë

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Kamëz, në banesën e re të Aurel Lalës

VIDEO

Vogëlushi u hodh nga kati i tretë i banesës në Thumanë, dhe arriti ti mbijetojë tërmetit tragjik. Gjatë bashkëbisedimit, Rama i premtoi vogëlushit se do të shkonin bashkë të hënën në shkollën e re.

“Të hënën do vij unë të të çoj në shkollë, s’ka vonesë në shkollë, do shkojmë në orar. Se u thua unë jam ai shoku i Ronaldos, s’ka kështu. Ne do takohemi bashkë në 7.00 dhe në 8 pa pesë do jemi te dera e shkollës. Mos kemi llafe se unë vij të zgjoj”, i tha Rama.

“Halli që u ra juve ëhstë një hall që nuk e zgjigh dot njeri, por këto tjerat do i zgjidhim bashkë”, iu drejtua më tej kryeministri familjarëve.

Ndërkaq, në murin e dhomës së Aurelit ishte instaluar portreti i Kristiano Ronaldos, të cilin vogëlushi e takoi pak ditë më parë.

Aureli dhe Alesio Cakoni , 10-vjeçari tjetër i cili u hodh nga kati i pestë, u surprizuan nga kryeministri në Romë, pasi takuan dy idhujt e tyre Ronaldo dhe Bufon