Emini: Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë në vitin 2021
Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, ka komentuar përplasjet mes LDK-së dhe VV-së në përpjekje për të arritur marrëveshje për Qeverinë e re.
Ajo në Rubikon ka thënë se fakti që Vetëvendosje e LDK-ja nuk merren vesh për një pozitë do të thotë se ato nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit.
Emini ndër të tjera ka thënë se nëse Isa Mustafa synon postin e Presidentit të Kosovës, problem mund të paraqesë gjendja e tij shëndetësore.
“Po më vjen keq me dhanë këtë koment, por Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë. Ka pasë probleme tepër të mëdha shëndetësore, është koment tepër banal por ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për 18 muaj. Është shumë keq me e negociu këtë pozitë edhe personi sepse po dihet që Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër”, është shprehur ajo.