Lulzim Basha, propozon plan me tre pika për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e lagjes, nr. 7 në Durrës, për situatën e krijuar nga tërmeti tragjik theksoi që prioritare është ndihmesa e njerëzve të dëmtuar nga tërmeti.
Nisur nga gjendja alarmante e këtyre banorëve, Basha propozoi një plan me tre pika të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor.
“Pika e parë, organizimi i këtyre qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave.
E dyta vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në dy kategori kryesore në të banueshme dhe të pabanueshme në mënyrë që vetë banorët të kenë një qartësi se çfarë duhet të bëjnë.
E treta të përdorën fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afro 150 milion dollarë të planifikuara 10 oligarkë. Të thërriten ato oligarkë tu anulohen kontratat dhe këto 150 milion dollarë të destinohen urgjentisht për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë”.
Ndërkohë që ekspertët e PD-së, tha Basha, po punojë për ti zhvilluar edhe më tej.