LajmeShqipëri

“Na ofronin ëmbëlsira” / Rrëfimi i zjarrfikësit italian: Shqiptarët janë mirënjohës, por të paorganizuar

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit bëri bashkë në Shqipëri shumë ekipe shpëtimi nga vendet fqinj, por jo vetëm, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e viktimave dhe të mbijetuarve nga rrënojat e godinave të shembura.

Mes të huajve, kanë qenë edhe forcat italiane, të cilat me ekipin e tyre kanë ardhur për të ndihmuar

Njëri prej tyre, Massiomi Marcocini, ka dhënë një prononcim për “Il fatto quotidiano”, ku edhe ka treguar eksperiencën e tij.

Ai u shpreh se në momentet e punës, shqiptarët shpesh herë i ndalonin dhe i falenderonin duke i ofruar edhe ushqim.

Ai tha:

Kur na shihnin, na ndalonin në rrugë dhe na falënderonin. Disa të tjerë na ofronin ushqim, ëmbëlsira. Madje disa të tjerë donin që të na jepnin edhe dhurata. Ata vazhdonin të kishin frikë pasi dridhjet vazhdonin.”

51-vjeçari nga Livorno ishte një nga 175 zjarrfikëset italianë që vunë jetën e tyre në rrezik për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, në një kohë që pasgoditjetet e tërmetit ishin ende të forta.

Marcocini shtoi:

Në një moment ra një me magnitudë 5.2. Isha në mes të një ndërtese. Sa mirë që nuk zgjati shumë. Shqipëria është një vend që ka përparuar shumë por ende nuk ishin të organizuar për të përballuar këto fatkeqësi.”