LajmeShqipëriTë fundit

Rëndohet bilanci, shkon në 42 numri i viktimave

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Ish-kënetës duke e çuar kështu në 42 numrin e viktimave.
Zonat më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi dhe Thumana ndërsa prej mbrëmjes së djeshme në Thumanë janë ndërprerë operacionet e kërkimit pasi pas nxjerrjes së tre trupave të pajetë nuk ka më informacion për trupa të tjerë të zhdukur. Ndërkaq në Durrës operacioni vazhdon pa pushim me shpresën për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në lagjet Nr. 6, 13 dhe 17./Opinion.al