FutbollSporti

Serbinë e pret dënimi nga UEFA për thirrjet ‘Kosova është Serbi’

Në ndeshjen fundit të kombëtares serbe në futboll nuk kishte më shumë se 5 mijë tifozë në stadium por huliganët famëkeq serbë nuk kishin lëshuar rastin të bërtisnin, si zakonisht, thirrjen e zakonshme të tyre ‘Kosova është Serbi’, gjatë ndeshjes kundër Ukrainës.

Ndeshja e kualifikuese për “EURO 2020” mes Serbisë dhe Ukrainës ishte mbyllur me barazim, 2-2, dhe kombëtarja serbe do të përballet në play-off me kombëtaren e Norvegjisë.

UEFA ka nisur shqyrtimin për masa disiplinore ndaj kombëtares serbe të futbollit dhe e pret dënimi. Siç njoftohet, kjo për shkak të thirrjeve ‘Kosova është Serbi’ dhe parullave me prapavijë politike të shpalosura në stadium gjatë ndeshjes kundër Ukrainës.

Priten dënim i ri për federatën serbe pasi edhe ashtu ishte dënuar me kusht për arsye të njëjtë gjatë ndeshjes kundër kombëtares portugeze. Federata serbe e kanë të qartë që vështirë se do t’i shpëtojnë dënimit, e pritet që Serbia të luajë ndeshjen e barazhit kundër Norvegjisë pa praninë e publikut.