Thaçi takon Ramën, thotë se biseduan për koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qe kritikuar pas pjesëmarrjes në Samitin për Mini-Schengenin Ballkanik, i cili u mbajt në Ohër. Të njëjtin Samit e ka bojkotuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për arsye siç kishte thënë ai se, Kosova qëllimisht ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative rajonale.