Edi Rama fajëson Kosovën që nuk shkoi në Ohër, për herë të parë sulmon Thaçin, Isa Mustafën e quan jugosllav
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.
Së pari ka goditur Thaçin të cilit ia ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.
“Me sa më kujtohet as atëherë Serbia nuk e ka njohur Kosovën”, ka thumbuar Rama Thaçin duke akuzuar se pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.
Më pas ai e ka sulmuar ish-Kryeministrin Isa Mustafa i cili sa ishte drejtues i qeverise e kishte hedhur poshtë këtë nismë për faktin se ajo i siguron hegjemoni ekonomike Serbisë mbi rajonin ndërkohe që Mustafa edhe sot ka bërë një postim ku ka shkruar se po bëhen përpjekje për krijimin e nje jugosllavie të re.
Rama duket se është inatosur keq ndaj kësaj duke ia kthyer Mustafës me plote nervozë. ” Unë nuk kam jetuar asnjëherë ne Jugosllavi” ka thënë ai duke thënë se Mustafa nuk po mundet ta heq vete nga mendja Jugosllavine