Lajme

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë – PreFoto shpallë listën e finalistëve

Qyteti i Preshevës tashmë mund të quhet një vendtakim për pasionantët e fotografisë artistike.


Konkursi ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” këtë vit shënon edicionin e nëntë dhe në prag të këtij edicioni janë shpallur emrat e konkurrentëve, të cilët do të jenë pjesë e kësaj gare.

Festivali ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” edicionin e nëntë do ta mbajë më datën 16 nëntor, në shtëpinë e kulturës në qytetin e Preshevës

Përfaqësues nga vende të ndryshme të botës do të jenë pjesë e konkursit. Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Austria, Brazili, Kanada, Kina, Franca, Lituania, India, Turqia, Spanja dhe shumë vende të tjera do të përfaqësohen nga artistët në konkursin ndërkombëtar të fotografisë.

Së fundmi “PreFoto” është certifikuar nga organizata IAAP (International Association of Art Photographers) dhe shoqata e fotografëve amerikanë – PSA (Photographic Society of America). Gjë që dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e këtij festivali.

Stafi i “PreFoto”-s u dëshiron mirëseardhje të gjithë fotografëve në edicionin e 9-të i cili do të mbahet më datë 16 nëntor në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.