Zyrtare: LionRock Capital blen aksionet e Erick Thohir te Interi
Klubi italian, Interi ka njoftuar se Erick Thohir ka shitur pjesën e tij prej 31.05 për qind të aksioneve të klubit tek fondi me bazë në Hong Kong, LionRock Capital.
Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për shitjen e aksioneve të Thohir dhe tani ka ardhur një deklaratë në faqen zyrtare të Interit që konfirmon atë.
FC Internazionale Milano S.p.A njofton se LionRock Capital ka arritur një marrëveshje me International Sports Capital HK Limited për të blerë aksionet e tyre prej 31.05% në klub”.
“Kështu, LionRock Capital bëhet aksionari i ri pakicë në Inter”.View image on Twitter
“Klubi mirëpret LionRock Capital në familjen Inter dhe pret që ata të ndihmojnë dhe mbështesin Suning në sjelljen e sukseseve të mëtejshme në Inter si në fushë dhe jashtë saj”.
“Klubi e vlerëson Erick Thohirin për kontributin e tij në të kaluarën dhe i dëshiron atij çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Interit në faqen e tyre zyrtare.