Vuçiq thumbon Albin Kurtin: Ai shah luan dobët për të luajtur kundër meje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në intervistë kishte kritika e përqeshje për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryeministrin e mundshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai deklaroi se ai po bën gabimet që bëri Serbia gjatë të nëntëdhjetave, kur kosovarët kërkonin republikë e Serbia nuk i dëgjonte e nuk i shihte, sipas tij.
Vucic tha se nuk e sheh të arsyeshme të bisedojë me Albin Kurtin pas deklaratave të tij për Listën Serbe: “Pas të gjithave që Kurti ka thënë, s’ka kuptim të bisedoj me të”. Vucic thotë se ata nuk duan ta shohin Listën Serbe me 96 apo 97 për qind. Ata duan të kenë të ‘dëgjueshmit’ e tyre, sipas Vucic.
Vucic e vlerëson se vendimi i Kurtit është i kundërligjshëm, e shtoi se nuk është as në përputhshmëri me ligjet kosovare, e kjo është shenjë se shqiptarët “më të nervozuar” dhe se “po ju rrëshqet dheu poshtë këmbëve”, sipas tij, e nuk e fsheh një ngazëllim për këtë.
“Kjo nuk është shenjë e keqe për ne”, thotë Vucic. Por, megjithatë, për dallim prej politikanëve që gjithmonë kërkojnë të përfitojnë pikë politike nga Kosova, sipas tij, kjo nuk është e mundur.
“Situatën që na e lanë në Kosovë e Metohi është katastrofale. Shqiptarët e shpallën pavarësinë, kanë elemente shtetësie, gati kanë vendosur kontroll në territorin me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vucic për televizionin serb Pink.
Ai shtoi se mendon se nën udhëheqjen e tij e me “politikë të mençur e të kujdesshme, e jo me britma e rrahje gjoksi” ka arritur që çështjen e Kosovës ta “ngrejë” e të kthejë përfaqësimin serb më shumë se më parë.
Ai për Kurtin tha se kur u kujtua nga Tv Pink se ai kishte thënë se me Vucic nuk do të luante shah e të negocionte:
“Ai shah luan dobët për të luajtur kundër meje. Ka disa njerëz në Prishtinë që dinë të luajnë shah por ai nuk është njëri prej tyre. Shah është lojë serioze, duhet të dini diçka për të luajtur shah… shahu është tepër lojë serioze, kështu që nuk do të provoj të luaj”.
Vuci nuk e sheh se si do të mund të bisedonte me Kurtin dhe për këtë fajëson Kurtin: “Të ju them të drejtën, pas gjithë deklaratave që ka thënë, nuk shoh kuptim për këtë. Nuk e di për çfarë të bisedoj, pasi, siç ka thënë Kenedi, të negocioni me dikë që thotë- ajo që është e imja, është e imja, eja të negociojmë për atë që është e jotja- këtë lloj negociate nuk e pranoj”.