LajmeTë fundit

Hulumtimi i UNOPS dhe CeSID: Qytetarët të paknaqur me shërbimet komunale të komunës së Bujanocit

Sipas një statistike dhe hulumtimi të publikuar nga UNOPS dhe CeSID i bërë në komunën e Bujanocit me 246 qytetarë thuhet se investimet më domethënëse në vend bëhen nga Unioni Evropian dhe Republika Gjermane, transmeton Ministria Lajmeve.

“Si instrument hulumtimi u përdor një pyetësor, i formuar në bashkëpunim me qytetarët, i cili përbëhej nga 89 pyetje. anketimi i qytetarëve u bë me kontakt direkt. U sigurua përfaqësimi gjinor, arsimor dhe mosha e të anketuarve. Përveç hulumtimeve të bëra me qytetarët, CeSID zhvilloi edhe hulumtime cilësore (intervista të thella) me përfaqësues të mediave, biznesit dhe sektorit civil”, thuhet në hulumtimin e siguruar nga Titulli.com.

Hulumtimi UNOPS dhe CeSID thotë se qëndrimi i përgjithshëm i qytetarëve ndaj komunës dhe institucioneve komunale është më i keq në krahasim me ciklet e mëparshme kërkimore të vitit 2013-të dhe 2017-të. Së pari, niveli i informacionit për punën e komunës u ul nga 13%, gjatë vitit 2017, nga sa ka qenë 18%.

Sipas anketave të tyre del që asnjë qytetarë nuk ka qenë i mendimit që komuna dhe institucionet komunale plotësojnë apo i zgjedhin problemet apo nevojat e tyre. Nga anketat del se vetëm 6% e qytetarëve kanë besim tek administrata komunale. Asnjë nga të anketuarit nuk kishte dëgjuar ose marrë pjesë në referendum. Kompleksiteti i procedurave është pengesa më e madhe në komunikimin me zyrtarët komunalë për numrin më të madh të qytetarëve të Bujanoc që 36% të anketuarve mendojnë kështu.

Përqindja e qytetarëve të Bujanocit që besojnë se janë ankuar për punën e një punonjësi të komunës tani është 55%, që është trefish më shumë sesa në vitin 2017 (15%) dhe dyfish krahasuar me vitin 2013 (28%). 47% e të anketuarve mendojnë se shumë rrallë bëhen seancat dëgjimore me publikun, kurse 32% mendojnë se është po kjo mënyra më e mirë për të përmirësuar punën në institucionet komunale, thuhet gjithastu në hulumtin, raporton Titulli.com.

UNOPS dhe CeSID kanë vlerësuar se thuajse është dyfishi i numrit të të anketuarve që thonë se shumica e zyrtarëve janë të korruptuar pra 19% krahasuar me dy vjet më parë që ishte 10%, që është tre herë më shumë sesa në vitin 2013.

Në të gjitha segmentet e të anketuarve, një numër i shtuar i qytetarëve konsiderojnë se administrata lokale nuk po bën mjaft dhe mund të bëjë shumë më tepër për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat. Shumica e qytetarëve të Bujanocit janë të pakënaqur me pastërtinë e vendit rreth 87%, kurse të kënaqur me politikën e të rinjve janë 48%