Kosovare Asllani e nominuar për Topin e Artë
Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani është përfshirë në mesin e 20 të nominuarave për çmimin Topi i Artë.
Kosovarja që luan për Suedinë udhëhoqi kombëtaren drejt çerekfinales në Botërorin e sivjetmë. Në Botëror, 30-vjeçarja Asllani shënoi tre gola.
Ajo gjatë verës kaloi te ekipi i femrave te Reali, që tash për tash njihet akoma me emrin Tacon. Me këtë rast u bë transferimi i parë i Realit te kategoria e femrave.
Topi i Artë tash ndahet veç nga “France Football”. Ceremonia e sivjetme e Topit të Artë mbahet më 2 dhjetor.