UEFA SËRISH E DËNON SERBINË
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë UEFA ka vendosur që ta dënojë Serbinë për shkak të incidenteve të tifozëve serbë në ndeshjen e muajit të kaluar ndaj Portugalisë në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.
Në ndeshjen e zhvilluar në Beograd, tifozët serbë kanë ofenduar në baza racore, dhe si pasojë e kësaj, UEFA ka urdhëruar që ndeshja e radhës e Serbisë të luhet pa tifozë, shkruan Zëri.info.
Kështu, Serbia do të përballet me Luksemburgun në Serbi pa praninë e tifozëve më 14 nentor.
Përveç kësaj, UEFA e ka ndëshkuar Federatën e Futobllit të Serbisë me 33 mijë euro.
Ndryshe, në grupin B eliminator për ‘Euro 2020’, Serbia renditet në vendin e tretë, një pikë më pak se vendi i dytë të cilin e mban Portugalia.
Kurse, vendin e parë e mban Ukraina, Kombëtare kjo e cila tashmë është kualifikuar në ‘Euro 2020’./Zëri.info