Salihu: Digjitalizohet Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës
Nga sot, Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës, falë punës shërbimit të Kuvendit, dhe Zyrës për Zhvillim, bëhet pjesë e familjeve moderne të dixhitalizuara europiane.Padyshim, dixhitalizimi i tërësishëm i Sallës së Kuvendit tregon një qasje më serioze ndaj vet qytetarit, sepse në këtë formë parimi i transparencës së informacionit do të jetë me i prekshëm nga qytetari i komunës tonë, ka deklaruar përmes një postimi në profilin e tij në facebook kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu.