Botërori i Katarit/ Luiza Gega e 9-a në garën e 3000 metrave, thyen rekordin kombëtar
Luiza Gega ia doli të kualifikohet për në fazën finale të garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Doha të Katarit, por nuk arriti të futet në zonën e medaljeve.
Atletja shqiptare u rendit në vendin e 9, pasi arriti të përshkojë distancën për kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat, ndërsa medaljen e artë e fitoi atletja keniane Beatrice Chepkoec, me kohën 8 minuta, 57 sekonda dhe 84 të qindtat.
Megjithatë ky rezultat mund të quhet një arritje për Luiza Gegën, e cila u bë e para atlete shqiptare që garon në finale dhe njëkohësisht theu rekordin kombëtar për këtë disiplinë, me rreth 2 sekonda.